Matura Shtetërore/ Sot provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, rreth 33 mijë maturantë i nënshtrohen testit

Mos i humb

Rreth 33 mijë maturantë në të gjithë vendin po i nënshtrohen ditën e sotme provimit të dytë të Maturës Shtetërore, përkatësisht në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Sipas raportimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, janë rreth 7000 mësues, të cilët do të monitorojnë mbarëvajtjen e provimit.

Mësohet se provimi do të nisë në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30.

Përgjatë dy orë e gjysmë maturantët do t’ju përgjigjen pyetjeve, të cilat janë të renditura sipas nivelit të vështirësisë të së nxënit, duke i krijuar kështu mundësinë çdo nxënësi të përmbushë objektivat e tij.

Ndarja në përqindje varjion si me tej, 40% niveli i parë, 40% niveli i dytë, 20% niveli i tretë i vështirësisë.

Maturantët do të zhvillojnë provimin e Matematikës më 17 Qershor, ndërsa më 24 Qershor Lënda me Zgjedhje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit