Maxhuni njofton krerët e shtetit: Ka tendenca nga Serbia për destabilizim

Mos i humb

Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës është njoftuar nga kreu i AKI-së, Shpend Maxhuni se ka tendenca për destabilizim të situatës së sigurisë nga ana e Serbisë.

‘Ka tendenca për destabilizim nga ana e Serbisë. Tendencat e tilla të Serbisë janë evidente dhe të dukshme,’ ka thënë kryetari i këtij Komisioni, Faton Topalli.

Topalli tregoj se në takimin ku raportoj drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni u tha se siguria në vend është në nivelin e duhur edhe përkundër tentimeve për destabilizim nga ana e Serbisë.

Topalli tregoj se Maxhuni për këto tendenca ka njoftuar edhe krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit