Maxhuni: Nuk ka pasur refuzim të urdhrave nga komandanti i PK-së në veri

Mos i humb

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se veprimi djeshëm për arrestimin e Marko Gjuriq ka qenë tërësisht ligjor dhe se Policia e Kosovës ka kapacitet të mbrojë integritetin territorial të Kosovës.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri për raportin vjetor për vitin 2017 dhe ngjarjet e fundit në veri, tha se për ndalimin e djeshëm të zyrtarëve serbë ka pasur një vendim të Qeverisë dhe se veprimi ka qenë tërësisht ligjor.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, kërkoi sqarime nga Maxhuni për situatën e djeshme në veri të Mitrovicës. Maxhuni u pyet nëse komandanti i Policisë në Veri ka refuzuar aksionin e djeshëm në veri për arrestimin e Gjuriqit. Por Maxhuni theksoi me kompetencë të plotë se nuk ka pasur refuzim të urdhrave nga komandanti i PK-së në veri.

Ndërsa, duke folur për raportin vjetor të PK-së për vitin 2017, Maxhuni tha se puna e PK-së gjatë vitit 2017 ka qenë mjaft e mirë duke parandaluar shumë çështje negative dhe shqetësuese për vendin.

Ai tha se numri i veprave penale ka shënuar rënie sikurse edhe kundërvajtjet. Ndërsa theksoi se ka ngritje të vrasjeve pasi janë vrarë 25 persona gjatë vitit 2017 që është më shumë se vitin 2016.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit