May: Statusi i Jerusalemit të vendoset përmes zgjidhjes së negociuar

Mos i humb

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, lidhur me planin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, tha se nuk ka ndryshuar qëndrimi i tyre për Jerusalemin.

Në një pyetje të parashtruar në seancën javore të Parlamentit britanik “Pyetje për kryeministren”, May foli për planin e Trumpit për Jerusalemin me ç’rast tha se synojnë që këtë çështje ta bisedojnë me presidentin e SHBA-ve.

“Por, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kemi një qëndrim mjaft të qartë i cili bazohet në të kaluarën dhe ai është që statusi i Jerusalemit të vendoset në kuadër të një zgjidhjeje të negociuar në mes të Izraelit dhe Palestinës që së fundmi Jerusalemi të bëhet një kryeqytet i bashkëndarë në mes të shteteve të Izraelit dhe të Palestinës”, tha kryeministrja May.

Ajo tha se janë në dijeni të rëndësisë së Jerusalemit dhe se ajo që dëshiron Britania e Madhe të shohë është një zgjidhje mbi bazën e dy shteteve e cila përfshin një “Palestinë sovrane dhe të jetueshme si dhe një Izrael të sigurtë”.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson i cili ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, foli për planin e Trumpit për Jerusalemin.

“Të presim dhe të shohim çfarë do të thotë presidenti saktësisht. Ne po i ndjekim me shqetësim lajmet që dëgjojmë sepse mendojmë se Jerusalemi duhet të jetë pjesë e një zgjidhjeje përfundimtare në mes të izraelitëve dhe palestinezëve”, tha Johnson.

Ai tha se Britania nuk ka ndonjë plan sa i përket zhvendosjes së ambasadës së saj në Jerusalem./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit