Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Emiratet e Bashkuara

Mos i humb

Sot në Dubai do të mbahet Forumin Ekonomik Kosovë – Emiratet e Bashkuara.

Ky forum organizohet me iniciativën e të dy Ministrive të punëve të jashtme, të Republikës së Kosovës si dhe të Emiratëve të  Bashkuara Arabe dhe në bashkëorganizimin me Dhomën Ekonomike e Kosovës e cila është përgjegjëse për organizimin e bizneseve Kosovare në takimet e tipit B2B me bizneset nga Emiratet e Bashkura Arabe dhe prezantimin e projekteve investive apo të karakterit ekonomik.

Gjithashtu vlen të theksohet që pala e Emiratëve kërkon edhe ofertat konkrete ku mund të investojnë bizneset e tyre.

Gjatë Forumit, shkruan Rtk, do të nënshkruhet edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Odës së EBA-së dhe Odës Ekonomike të Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit