Rama: Platforma e bashkëqeverisjes, 3 minuta larg zgjidhjes

Mos i humb

Në ndalesën e radhës me koordinatorët e bashkëqeverisjes, kryeministri Rama është shprehur këtë të mërkurë se platforma “Shqipëriaqëduam.al” është vetëm 3 minuta larg, e brenda 5 ditëve qytetarët marrin zgjidhje për hallet e tyre.

Por, edhe pse paraqitet kaq e lehtë përmes shembujve konkretë të të pranishmëve që kanë gjetur zgjidhje, Rama theksoi se, pa e provuar, ndoshta edhe mund të mos e besosh.

Shumë prej ankesave që kanë gjetur zgjidhje përmes platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët kanë pasur të bëjnë me probleme të pronave të patundshme, që përfshijnë institucione si hipotekat (ZRPP) apo ALUIZNI, për certifikata pronësie apo legalizime./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit