Organizata AKTIV nga Mitrovica Veriore organizon forumin “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.
Forumi “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” do të merret me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me dy panele në temat: Përmbajtja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimet e veriut të Kosovës në sistemin e Kosovës si kusht për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë dhe të Kosovës.
“Paneli i parë do të merret me përmbajtjen e Marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve nga aspekti i një akti juridikisht të detyrueshëm në të cilin dy palët janë zotuar me Marrëveshjen e vitit 2013: A do të nënkuptoj ky akt i detyrueshëm juridik njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë?”
“A mund të arrihet normalizimi edhe pa njohje? Përveç çështjes së statusit, çka tjetër duhet të rregulloj Marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.
Paneli i dytë do të merret me temën “Proceset e integrimit” me këto nën tema: integrimet e veriut të Kosovës në sistemin e Kosovës, si kusht për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë dhe të Kosovës dhe ndikimi i prolongimit të marrëveshjeve të dakorduara në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve./Kosova Post/