Mbajti lokalin hapur pas mesnate, gjobitet me 10 mln lekë pronari në Dibër

Mos i humb

U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i subjektit.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në qytetin e Peshkopisë i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë shtetasin H.L., pronari i subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit