Mbërrijnë në Shqipëri 20 mijë doza të AstraZeneca-s, dhuratë nga Greqia

Mos i humb

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se sot kanë mbërritur 20 mijë vaksina AstraZeneca, dhuratë e Greqisë për Shqipërinë.

Teksa i ka shprehur mirënjohjen vendit fqinj, ajo shprehet se solidariteti na bën më të fortë.

Postimi i plotë:

20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë.

Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen.

Solidariteti na bën më të fortë.

Do të vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari. 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit