“Mbështetja e Britanisë për aleatët në Lindjen e Mesme ka rëndësi jetike”

Mos i humb

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, para krishtlindjeve zhvilloi një vizitë në bazën ajrore Akrotiri në Qipron Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).

May me këtë rast mbajti një fjalim para ushtarëve britanikë, të cilët e përdorin për operacionet ajrore kundër organizatës terroriste DEASH.

Ajo bëri të ditur se nga kjo bazë janë realizuar 1.600 sulme ajrore ndaj objektivave të DEASH-it. May tha se rreth 1.500 oficerë të tjerë mbështesin aleatët dhe miqtë në Jordani dhe Irak, të cilët luftojnë kundër kësaj organizate.

“Duhet të jemi të qartë për atë se çfarë ndryshimi ka sjellë kjo. Vetëm para tre vitesh DEASH-i kishte shpallur kalifat. Zgjodhi një strehë të sigurtë për të kryer vrasje në rrugët tona dhe për të ndërmarrë akte më barbare. Por, sot ky kalifat u shemb edhe me përpjekjet tuaja dhe tanimë nuk po i mban nën kontroll toerritoret e rëndësishme në Siri dhe Irak. Ju duhet të mburreni për këtë sukses”, tha May.

Kryeministrja britanike theksoi se rreziku ende vazhdon dhe se duhet të luftohet kundër këtij rreziku në rajon. May tha se në luftën kundër zhdukjes së DEASH-it fokusi duhet të jetë në trajnimin e forcave të sigurisë.

“Për këtë arsye ne i bëjmë këto punë dhe ju i mbështetni. Trajnimi i më shumë se 60 mijë persona të stafit të sigurisë së Irakut ka një rëndësi jetike. Këtë e kam parë personalisht gjatë vizitës sime muajin e kaluar në Bagdad”, deklaroi May.

Në vijim ajo tha se “Mbështetja e Britanisë së Madhe për aleatët në Lindjen e Mesme ka një rëndësi jetike”.

“Jam e sigurt se ne si Britani e Madhe do t’i përmbushim këto përgjegjësi dhe do të vazhdojmë të luajmë rol kryesues në mbështetjen e vlerave dhe rregullave të rendit ndërkombëtar të cilit i përkasim”, tha May.

Britania e Madhe që nga viti 2014 e deri më tani, me kërkesë të qeverisë së Irakut, ka ofruar trajnime për ushtarët irakianë në fusha të ndryshme si zbulimi i bombave të vendosura në përskaj rrugëve dhe kurtheve eksplozive./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit