Policia izraelite sulmon gazetarët

Mos i humb

Pas namazit të xhumasë, policia izraelite ka sulmuar disa gazetarë në rajonin e Qytetit të Vjetër në Kudsin e okupuar Lindor.

Policia sulmoi gazetarët që po zbatonin detyrën e tyre, gjatë intervenimit ndaj një grupi palestinez që u përpoqën të organizojnë protestë në rrugën El-Vad që shtrihet nga Mesxhid-i Aksa e deri në Portën e Damaskut të Qytetit të Vjetër.

Haruf tha për AA se policia izraelite e ka goditur fuqishëm teksa po përpiqej të xhironte intervenimin ndaj protestuesve.

Sipas dëshmitarëve okularë, policia izraelite po ashtu ka arrestuar tre palestinezë, përfshirë fotoreporterin, Emin Sijam.

Ndërkaq, policia izraelite ende nuk ka dalë me deklaratë lidhur me rastin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit