Mbetet mister: Zonat frankofone, deri në 3 fish më të prekura se ato gjermane

Mos i humb

Numri i infeksioneve në Zvicrën frëngjishtfolëse është mesatarisht dukshëm më i lartë se ai në Zvicrën gjermanishtfolëse.

Madje edhe në kantonin dygjuhësh të Fribourgut, nivelet e infektimit në qarqet frëngjishtfolëse janë dy herë më të larta se në ato gjermanishtfolëse.

E njëjta pamje është edhe në Kantonin tjetër dygjuhësor, në Valis.

Kështu, në Valisin e Poshtëm ku flitet frëngjisht ka tri herë më shumë raste – në raport me popullsinë – sesa në Valisin e Epërm, gjermanishtfolëse.

I njëjti fenomen është konstatuar edhe jashtë vendit, si për shembull, në Belgjikë. Edhe këtu, pjesa frëngjishtfolëse, që është më afër Francës, është më e prekur se sa pjesa flamande.

Çfarë mund të jetë kjo? Presidenti i qytetit të Bielit (qytet dygjuhësh), Erich Fehr, i cili është pjesë e të dy kulturave gjuhësore, nuk beson se vendet frëngjishtfolëse u përmbahen më pak rregullave se sa ato gjermanishtfolëse. Edhe nëse kultura bisous-bisous (e puthjeve si pjesë e kultivimit të kontakteve) është e rëndësishme për vendet frëngjishtfolëse gjatë kohërave normale, “… sot vërej saktësisht të njëjtën disiplinë në të dy grupet gjuhësore në hapësirat publike, në lokale”, thotë Fehr.

Shkenca nuk jep arsye për këto dallime, përcjell albinfo.ch. Por, ndërkaq, Këshilltari Kombëtar nga Valisi, Mathias Reynard dyshon se virusi vërtet ka depërtuar në kufijtë ndërshtetëror përmes kontakteve me Francën, por më pak është zgjeruar përtej kufijve gjuhësorë (brenda Zvicrës).

“Shumica e kontakteve të mia, familja ime dhe kolegët e mi janë gjithashtu nga Valisi i Ulët. Ky është realiteti për të gjithë. Shumica e kontakteve tona janë në rajonin tonë të gjuhës”. Dhe është e vërtetë se ka dallime në sjellje. Ato mund të kenë qenë domethënëse para se të merrte hov virusi, beson ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit