Mbetje të rrezikshme nga Italia, protestojnë studentët: Mos helmoni të ardhmen, Shqipëria nuk është kazan toksik

Mos i humb

Studentët protestojnë pas kapjes së sasive të mëdha të amiantit e dhjetëra fuçive me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë.

Studentët e universiteti “Ismail Qemali” po protestojnë para portit të Vlorës, në lidhje me mbetjet e rrezikshme.
Me tabela nëpër duar ku shkruhet “Mos helmoni të ardhmen, Shqipëria nuk është kazan toksik”, shihen tek marshojnë drejt portit.

Trageti i linjës Brindisi-Vlore transportonte lëndë të dyshuar si amiant, por hetimet do të përcaktojnë natyrën e kimikateve që u gjendën në bord.

Policia ka arrestuar 6 persona: Festim Tafa, kapiten dhe Kujtim Xhafellari zëvendës kapiten i tragetit S.T.DAMIAN, Arbër Çuni, shoferi i furgonit ku u gjetën mbetjet. Po ashtu janë arrestuar si dhe Drejtori operativ i agjencisë Euroferries, ata po hetohen për veprat penale Kondrabandë me mallra te ndaluar ose te kufizuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit