Mbi 100 mijë raste aktive në Zvicër

Mos i humb

Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore zvicerane tregojnë se nga rastet e para me koronavirus, e deri tani në total Zvicra ka 257,135 infektime.

Edhe pse thuhet se situata është e mirëmenaxhuar, përkundër kësaj, ka një rritje të madhe të infektimeve, veçmas në muajin e fundit.

Referuar të dhënave të fundit, në Zvicër ka mbi 100 mijë raste aktive me koronavirus.

Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër po rritet. Gjatë kësaj jave në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 141,000 persona.

Duhet theksuar se Zvicra deri tani ka bërë 2,351,453 testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit