Mbi 130 eurodeputetë kërkojnë një taksë ekstra për ultra të pasurit

Mos i humb

Më shumë se 130 eurodeputetë kanë nënshkruar një peticion në favor të krijimit të një takse mbi pasurinë e ultra të pasurve, në shkallë ndërkombëtare, për të marrë pjesë në tranzicionin ekologjik dhe social.

“Atë që kemi arritur për kompanitë shumëkombëshe, duhet ta bëjmë tani për të pasurit e mëdhenj”, shkruajnë, në një rubrikë të botuar në ”Le Monde”, Aurore Lalucq (grupi socialistë dhe demokratë) dhe ekonomisti Gabriel Zucman.

“Propozimi ynë është i thjeshtë. Të vendoset një taksë progresive mbi pasurinë e ultra të pasurve në shkallë ndërkombëtare për të reduktuar pabarazitë duke marrë pjesë në financimin e investimeve të nevojshme për tranzicionin ekologjik dhe social”, sqarojnë eurodeputetja dhe ekonomisti, ekspert i njohur për evazionin fiskal dhe tatimin e të ardhurave të larta.

Autorët përmendin idenë e taksimit me 1,5% nga një trashëgimi prej 50 milionë eurosh, ndërsa pohojnë se niveli i saktë i taksës do të duhet të vendoset “kolektivisht dhe demokratikisht”.

Lalucq dhe Zucman i bëjnë thirrje OECD-së dhe OKB-së për të nisur negociatat për këtë taksë dhe i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të veprojë.

Ata pretendojnë se në vitin 2018, Elon Musk, atëherë njeriu i dytë më i pasur në botë, nuk pagoi asnjë qindarkë në taksat federale dhe se në Francë, 370 familjet më të pasura në fakt tatohen vetëm nga 2-3%.

Peticioni i tyre u nënshkrua kryesisht nga eurodeputetë ambientalistë dhe të majtë, nga një duzinë ekonomistësh dhe nga OJQ ndërkombëtare, përfshirë Oxfam.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit