Mbi 230 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 230 mijë.

Gjithsej 230.244 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 3.256.832, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 62.208 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 27.967 viktima, Britania me 26.097, Spanja me 24.543, Franca me 24.087, Belgjika me 7.594, Gjermania me 6.518, Irani me 6.028, Brazili me 5.541, Holanda me 4.795 dhe Kina me 4.633 të vdekur nga COVID-19.

Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Turqia me 3.174, Kanadaja me 2.996, Suedia me 2.586, Zvicra me 1.737, Meksika me 1.732, Irlanda me 1.190, India me 1.079 dhe Rusia me 1.073 të vdekur.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 1.028.686 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka afër 2 milionë raste aktive që presin të shërohen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit