Mbi 300 mijë punëtorë në grevë në Gjermani, kaos në hekurudha, aeroporte dhe porte

Mos i humb

Greva paralajmëruese e më shumë se 350,000 punëtorëve në hekurudha, aeroporte, autobusë, porte dhe autostrada ka shkaktuar kaos kryesisht në një pjesë të madhe të Gjermanisë  që nga mbrëmja e djeshme.

Përpara raundit të ri të negociatave me punëdhënësit në fund të prillit, sindikata Verdi dhe Sindikata e Punëtorëve të Hekurudhave EVG po kërkojnë rritje pagash për të kundërshtuar efektet e inflacionit.

Në grevë kanë marrë pjesë edhe punëtorët e porteve, por edhe në autostrada, ku shumë tunele do të qëndrojnë të mbyllura sot. Në dhjetë nga gjashtëmbëdhjetë shtetet, ditën e djeshme u ndaluar qarkullimi i kamionëve për të kufizuar problemet në furnizimin e tregut për shkak të grevës.

“Gatishmëria për të marrë pjesë në grevë është shumë e lartë, po ashtu edhe zemërimi i punëtorëve ndaj punëdhënësve”, tha.Christian Loroch, anëtar i ekipit negociator të EVG.

Për ditën e sotme, tha ai, janë planifikuar të paktën 50 tubime në të gjithë vendin. Verdi kërkon rritje pagash prej 10.5%, ose të paktën 500 euro në muaj, dhe shpërblime më të mëdha për stafin e aeroportit që punon në turne të natës dhe festa publike.

“Greva është e nevojshme për t’u bërë të qartë punëdhënësve se ne do të insistojmë në kërkesat tona.

Një rritje e konsiderueshme e pagave është një çështje mbijetese për mijëra punëtorë”, tha kreu i Ver.di, Frank Ëernecke, nga ana tjetër, kërkon 12% rritje për punëtorët e hekurudhave.

DB deri më tani është kundërpërgjigjur me rritje në dy faza, duke arritur në 5% dhe duke e quajtur lëvizjen “krejtësisht joproporcionale, të pabazë dhe të panevojshme”.

Pasagjerët “tani kanë nevojë për një zgjidhje të shpejtë, jo një grevë të madhe,” tha kreu i personelit të DB Martin Zeller. Nga ana e sindikatave, shefi i EVG-së, Martin Burkert pranoi se greva e sotme do të ishte një katastrofë për popullin.

Duke iu referuar protestave, zëdhënësi i qeverisë Stephen Hebstreit tha se e drejta për grevë është themelore, por u bëri thirrje sindikatave dhe punëdhënësve “të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme në mënyrë që pasojat e kësaj greve të mos jenë aq të këqija për qytetarët e vendit tonë”.

Megjithatë, në një sondazh nga Instituti YouGov, 55% e të anketuarve deklaruan se mbështesin mobilizimin dhe e konsiderojnë legjitime që dy sindikatat e mëdha të koordinojnë veprimet e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit