Rama: Qeveria do të vijojë planin për rritjen e mëtejshme të pagave

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka qenë i pranishëm në një kompani private punësimi ka ritheksuar edhe një herë rritjen e pagave për qytetarët.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij është shprehur se është e rëndësishme që të gjithë drejtuesit e kompanive të kenë të qartë se nuk mund të shfrytëzojnë punonjësit që të punojnë të shtunave pa ndërhyrje në pagë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se rishikimi i pagave do të vijojë sërish.

Qeveria në këtë sistem nuk vendos dot paga, ka një vendim të gjykatës kushtetuese që e ndalon qeverinë që të vendosë paga reference për çdo sektor, por nuk e ndalon askush që ti thotë kompanive të ndërtimit që nuk do të merrni më leje ndërtimi dhe nuk do të përfshiheni në tendera nëse keni një pagë poshtë asaj që themi ne. Fatmirësisht ne sot kemi kompani që ecin me këtë mentalitet ne si qeveri po japim shembullin, duke rritur pagën minimale që na detyron që të rrisim dhe pagat e tjera, rritëm pagat e mjekëve dhe të specialistëve pasi nuk do të kemi më mjekë specialistë.

 Qeveria është këtu për të siguruar që mjekët specialistë të jenë në shërbim të qytetarëve, ne nuk do të fillojmë që të financojmë koston e studimit të mjekut nëse ato nuk do të jenë në shërbim të qytetarëve. Arsyeja pse qeveria financon dhe mbulon kosto të studentëve është që ato tu shërbejnë qytetarëve këtu jo të shkojnë dhe shërbejnë në Gjermani. Qoftë paga minimale, ajo e mjekëve dhe pagat e tjera që janë të targetuara që siç kemi bërë me pagat e gjykatësve dhe prokurorëve është bërë për të mbështetur procesin e reformës në drejtësi.

Së shpejti do të bëjmë një plan për rritjen e mëtejshme të pagave.  Nëse kompania punon të shtunave dhe shton pjesë në pagë këto janë gjëra që ne do të bëjmë çmos që punonjësit të kenë zërin e tyre ne nuk mund ti zëvendësojmë sindikatat, që janë fantazma fatkeqësisht në vendin tonë, por ne mund të bëjmë të mundur që dhe ky aspekt që fola dhe të tjerët të jenë pjesë e marrëdhënies kontraktuale mes punonjësve dhe sipërmarrësve”, është shprehur Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit