Mbi 370 euro do ta kenë pagën punëtorët teknik në shkolla

Mos i humb

Të hënën do të fillojë mësimi në sistemin arsimor sipas marrëveshjes së arritur sot në mes të kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ku pos mësimdhenësve paga të mira do kenë edhe punëtoret teknik.

Në marrëveshje shihet se mësimdhënësit kanë përfituar mjaftë nga marrëveshja.

Kështu drejtorët e shkollave të mesme të larta dhe speciale do të kenë pagën 770 euro.

Ndërsa, edhe mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta dhe ulëta do ta kenë pagën mbi 600 euro.

Por, keq nuk do të mbeten as punëtorët teknik. Sipas kësaj marrëveshje, paga e punëtorëve është 372 euro, pagë kjo shumë më e lartë se atyre që punojnë ndërtimtari apo kamarieret në restorante, ku paga mesatare është dikund rreth 250 euro. Apo punëtorët e sigurimit, të cilët paguhen 200 euro në muaj.

Kurse, për bibliotekistët është paraparë ngritje pagash nga 501 euro në 578 euro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit