Mbi 4.5 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Mos i humb

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në botë deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 4.501.293 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (924.930), Brazili (503.507), Rusia (313.963), India (205.182), Kili (186.441), Italia (180.544), Gjermania (174.100), Irani (156.991), Turqia (156.022) dhe Peruja (131.190).

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 455.175 persona, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 8.551.856.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit