Mbi 4,66 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në mbarë botën

Mos i humb

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliardë e 660 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Our World Data”, Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi, renditet e para me mbi 1 miliard e 840 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 536 milionë e 190 mijë doza, SHBA-ja me 354 milionë e 780 mijë, Brazili me 160 milionë e 60 mijë, Japonia me 108 milionë e 180 mijë, Gjermania me 96 milionë e 850 mijë, Britania me 87 milionë e 420 mijë, Turqia me 82 milionë e 920 mijë, Franca me 79 milionë e 840 mijë, Indonezia me 79 milionë e 50 mijë, Meksika me 75 milionë e 780 mijë, Italia me 73 milionë e 590 mijë, Rusia me 71 milionë e 30 mijë, Spanja me 60 milionë e 920 mijë dhe Kanadaja me 51 milionë e 290 mijë doza.

– Turqia renditet e 8-ta në botë në administrimin e vaksinave

Sipas të dhënave të Ministrisë turke të Shëndetësisë, Turqia deri më tani ka administruar 82.920.025 doza të vaksinës.

Për sa i përket numrit të vaksinave, Turqia renditet e teta në botë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 43.804.121 njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa 32.575.882 njerëz kanë marrë dozën e dytë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 207 milionë e 48 mijë dhe numri i të vdekurve në mbi 4 milionë e 359 mijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit