Nigeri, 8 të vdekur nga përmbysja e një barke me pasagjerë

Mos i humb

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën Si rezultat i përmbysjes së një barke me pasagjerë në shtetin Borno të Nigerisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, lundra me 21 pasagjerë u mbyt në lumë në fshatin Buma për shkak të mbingarkesës.

Deri më tani, dy persona janë shpëtuar pas aksidentit.

Autoritetet thanë se përpjekjet e kërkimit po vazhdojnë për të gjetur pasagjerët e tjerë dhe se janë të shqetësuar për rritjen e numrit të të vdekurve.

Në Nigeri ndodhin fatkeqësi të barkave në lumenj gjatë sezonit të shirave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit