Mbi 5 mijë gra me kancer gjiri, Manastirliu apel grave: Program kombëtar për depistimin e çdo gruaje 50-69 vjeç, mos neglizhoni shëndetin

Mos i humb

Si të Përmirësoni Kujtesën me Ushqime – Lista që Ju Duhet

Shumë njerëz ankohen se kanë një memorie të dobët dhe për këtë ekzistojnë arsye të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë...

Namazgjahu, monumenti i parë osman në Prizren

Në Kosovë, dikur nën administrimin e Shtetit Osman dhe tani shtet i pavarur, është e mundur të rastisen monumente osmane në çdo...

Magnezi Dhe Kalciumi Për Shëndetin e Mirë – Dozat e Sakta Dhe Ushqimet Ku Gjenden

Kalçiumi dhe mangezi janë dy minerale që ndërthuren së bashku në nivel qelizor. Bashkëpunimi i tyre përmirëson metabolizmin dhe...

“Bashkëpunimi dhe solidarizimi i Turqisë me Shqipërinë do të mbetet gjithmonë”

Ashtu si në të gjitha vendet e Ballkanit, edhe për të rinjtë e Shqipërisë, Turqia mbetet vend i preferuar për të kryer...

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë një apel të fortë nga marshimi i zhvilluar në Elbasan nga organizata YWCA në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

“Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka diçka që nuk shkon në shëndetin tuaj. Sot në strukturat shtetërore ofrohet kontrolli i gjirit falas. Nuk i kushton asgjë një gruaje që një ditë, 1 orë, 10 minuta, të kryejë mamografinë, nuk i kushton asgjë për të mundësuar depistimin e hershëm dhe për të fituar jetën”, tha ministrja.

Sipas saj, në tre vitet e fundit është investuar në 6 spitale rajonale të cilët janë pajisur me mamografë të rinj. Manastirliu deklaroi se nëpërmjet miratimit të Programit Kombëtar për Depistimi e Kancerit të Gjirit synohet që çdo grua e moshës 50–69 vjeç të kryejë në kohë diagnostikimin me qëllim kapjen e hershme të tumorit të gjirit.

“Nëpërmjet këtij programi ne synojmë që çdo grua e moshës 50 – 69 vjeç të mundet të realizojë mamografinë një herë në 2 vjet duke synuar kapjen e hershme të tumorit të gjirit. Nëse sot, me rritjen e numrit të mamografive në spitalet rajonale, kemi arritur që të mundet të ekzaminojmë më shumë se 20 mijë gra në vit, synimi i parë i programit të depistimit të hershëm të kancerit të gjirit është dyfishimi i numrit të grave të cilat kryejnë ekzaminimin e gjirit nëpërmjet mamografive”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se tashmë për të gjitha gratë herceptina, një nga terapitë më të kushtueshme, sigurohet 100% falas nga shteti.
“Trajtimi i sëmundjeve tumorale dhe posaçërisht trajtimi për kancerin e gjirit ka qenë një prioritet i qeverisë shqiptare. Kemi arritur që të mbulojmë me terapi të targetuara siç është terapia e herceptinës për çdo grua që trajtohet me këto terapi, jo vetëm në Tiranë, por edhe në 7 njësi të kimioterapisë në spitalet rajonale, sepse qëllimi ynë është që qytetarët t’i marrin shërbimet shëndetësore afër vendbanimit dhe ti marrin shërbimet falas për terapitë e tumoreve, të cilat janë bërë të mundura falë rritjes së financimit për sistemin shëndetësor dhe rritjes së financimit për trajtimin e tumoreve”, tha Manastirliu.

Teksa përgëzoi Majlindën, nënë e dy fëmijëve që ka fituar betejën me këtë sëmundje të vështirë Manastirliu tha se janë 688 gra të diagnostifikuara në vitin 2019 me kancer gjiri dhe më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje në vendin tonë.

“Janë 688 gra të diagnostifikuara në 2019 me kancer gjiri, janë më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje dhe çfarë kemi bërë në këto vite, nuk është pak. Kemi përmirësuar diagnostifikimin e hershëm, kemi vendosur në spitale rajonale ku nuk kishte mamografi dhe brenda këtij viti edhe spitali i Fierit do të ketë njësinë e vet të mamografisë dhe kështu përmbushim angazhimin tonë për njësitë e mamografisë kudo në spitale rajonale”, tha Manastirliu.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Të gjithë anëtarët e BE-së do të kenë qasje në vaksinën COVID-19 në të njëjtën kohë

Spahn dhe komisionarja evropiane përgjegjëse për shëndetësinë, Stella Kyriakides, dhanë deklarata për gazetarët pas takimit të mbajtur nëpërmjet internetit me ministrat e...

SHBA, shkon në mbi 277 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 277.021, prej të cilëve 2.635 kanë humbur...

Picë e Pjekur në Tigan – Si Ta Përgatisni Plot Shije Vetë Në Shtëpi

Kjo është një recetë fantastike, me shije të mrekullueshme e mbi të gjitha krejt e shëndetshme. Kjo recetë kërkon...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës jep afatin, vendimi për fatin e qeverisë Hoti merret pas 7 dhjetorit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka përfunduar mbledhjen e saj për rastin e deputetit Etem Arifi i cili ka qenë i dënuar...

“Nëse SHBA ndërhyn për sulm…”, Irani kërcënon se do të kundërpërgjigjet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani i ka dërguar një mesazh kërcënues Emirateve të Bashkuara Arabe. Siç raportojnë mediat e huaja, mësohet se Teherani ka kërcënuar princin...