Mbi 83 mijë të prekur nga Covid-19 në të gjithë botën

Mos i humb

Numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19) i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën është rritur në mbi 83 mijë persona (AA).

Si pasojë e epidemisë së koronavirusit deri më tani kanë vdekur 2.856 persona, nga të cilët 2.788 në territorin e Kinës, dy në rajonin special administrativ të Hong Kongut, 26 në Iran, 15 në Itali, 13 në Korenë e Jugut, 8 në Japoni, 2 në Francë, 2 në Tajvan dhe një person në Filipine.

Numri i personave të prekur nga virusi në Kinë ka arritur në 78.824 ndërsa janë regjistruar 92 raste në rajonin special administrativ Hong Kong dhe 10 në rajonin special administrativ Makao. Po ashtu edhe në Tajvan 32 persona janë përcaktuar me Covid-19.

Më tej thuhet se ka tejkaluar në mbi 83 mijë, numri i personave të prekur nga koronavirusi i ri (Covid-19) në të gjithë botën.

Sipas të dhënave të përpiluara nga institucionet e autorizuara shëndetësore dhe nga shtypi lokal i vendeve që njoftojnë shfaqjen e koronavirusit numri i rasteve është si më poshtë:

“Kore e Jugut 2.022, Japoni 918, Itali 650, Iran 254, Singapor 96, SHBA 60, Kuvajt 43, Tajlandë 40, Francë 38, Bahrein 33, Australi 23, Malajzi 23, Gjermani 21, Emiratet e Bashkuara Arabe 19, Spanjë 17, Vietnam 16, Britani e Madhe 15, Kanada 14, Suedi 7, Irak 6, Oman 6, Rusi 5, Zvicër 5, Indi 3, Filipine 3, Kroaci 3, Greqi 3, Izrael 3, Liban 3, Austri 2, Pakistan 2, Finlandë 2, dhe nga 1 rast në Algjeri, Nepal, Sri Lanka, Kamboxhia, Belgjikë, Egjipt, Afganistan, Brazil, Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Estoni, Holandë, Rumani, Norvegji, Danimarkë dhe Zelandë e Re”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit