Mbi 900 migrantë të shpëtuar në Mesdhe arrijnë në Itali

Mos i humb

 

Mbi 900 migrantë që gjendeshin në një anije të Rojes Bregdetare të Italisë pasi u shpëtuan në shtatë operacione të ndryshme në Detin Mesdhe, kanë arritur në Itali.

Sipas një lajmi të agjencisë italiane ANSA, anija “Diciotti” e komandës bregdetare me 932 migrantë të shpëtuar në shtatë operacione në Mesdhe, ka arritur në Portin e Katanias në Sicili, ku migrantët kanë zbarkuar.

Siç mësohet, në anije gjendeshin edhe dy persona të cilët humbën jetën gjatë operacioneve.

Pesë migrantë, përfshirë katër gra shtatëzëna dhe një fëmijë, para arritjes në Katania janë hospitalizuar me helikopterë në Agrigento dhe Palermo pas transferit të parë në Lampedusa.

Shumica e migrantëve përbëheshin nga shtetas të Eritresë, ndërsa të pranishëm në port ishin edhe personeli për evakuim, një ekip policor i angazhuar nga Prokurori Rajonal i Katanias për zhvillimin e hetimit në lidhje me rastin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit