Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, deputetët e opozitës paraqiten fizikisht në sallë

Mos i humb

Deputetët e opozitës kanë qenë të pranishëm fizikisht në Komisionin e Ekonomisë, paçka se Partia Socialiste, duke iu referuar vendimit të mbledhjes së kryesisë së kryetareve i ka vijuar këto mbledhje ‘online’.

Në një prononcim për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se do të diskutojnë sërish në kryesinë e kryetarëve për t’i vijuar mbledhjet e komisioneve në ambientet fizike.

Një deklaratë e tillë u mirëprit nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, i cili deklaroi para mediave se mazhoranca u ndërgjegjësua ndaj një vendimi sipas tij, anti-kushtetues.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit