Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Kadilli: Do kërkoj zbatimin e Manifestit Politik

Mos i humb

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë e PD ku pritet të bëhet një analizë e asaj që kjo forcë politike e ka konsideruara si “masaker elektorale” duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit.

Pjesë e Kryesisë është dhe Fatbardh Kadilli, ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, i cili deklaroi se ditën e sotme do të kërkojë zbatimin e Manifestit Politik.

Sipas tij Manifesti Politik zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike.

Kadilli: “Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar.

Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD. Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike.

Ne duhet të ndërtojmë një PD të PASTËR, të HAPUR, të BASHKUAR dhe FITUESE! “

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit