Arben Vishaj emërohet u.d. i Klinikës Infektive

Mos i humb

SHSKUK ka emëruar në krye të Klinikës Infektive infektologun Arben Vishaj.

Ky institucion përmes një përgjigje të shkurtër ka konfirmuar emërimin e Vishajt si u.d në krye të Infektives.

“Infektologu Arben Vishaj dje është emëruar nga SHSKUK si u.d. i Klinikës Infektive.

Ai do të jetë u.d derisa të zgjidhet me konkurs drejtori i ri i kësaj klinike “ është thënë në përgjigjen e zyrës për informim të SHSKUK-së.

Dy ditë më parë nga pozita e u.d. të Klinikës Infektive dha dorëheqje Izet Sadiku.

Sadiku ka thënë se dorëheqja ka ardhur për arsye personale.

Ai ka thënë se dorëheqjen e ka dorëzuar në fund të muajit maj.

Sadiku kishte marrë këtë detyrë në fillim të muajit mars, pas dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berishës.

Në të kaluarën ai ka qenë edhe zëvendësministër i Shëndetësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit