Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PD, thirrur nga Enkelejd Alibeaj mesditën e sotme.
Gjatë mbledhjes kreu i grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj ka propozuar katër hapat se si do të zgjidhet Presidenti konsensual.
- Grupi i PD zgjedh 4 kandidatë
- Pala tjetër përzgjedh 2 kandidatë
- Ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anetarë dhe zgjedh 1 kandidat
- Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS.


