Mblidhet Komisioni Hetimor për Metën/ Diskutohen pamjet filmike dhe deklaratat e presidentit

Mos i humb

Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta po zhvillon mbledhjen e radhës, ku po diskutohet për pamjet filmike dhe deklaratat e presidentit, të cilat do përdoren si prova.

Gjatë mbledhjes janë transmetuar dalje publike të Metës në programe televizive, ku ka përdorur gjuhë të ashpër. Materialet që po diskutohen në mbledhjen e komisionit janë siguruar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Deputeti Edmon Stojku sugjeroi që të përfshihen në hetim edhe pretendimet e mediave në lidhje me lëshimin e nënshtetësive.

Ndërsa kryetari i komisionit, Alket Hyseni tha se një kërkesë e tillë duhet të paraqitet në Kuvend e nëse atje konfirmohet, mund të ndërmerret edhe një akt i tillë.

Nga ana tjetër, Spartak Braho  i cilësoi përmbajtjet filmike të Presidentit denigruese e fyese dhe në kundërshtim të plotë sipas tij me ligjin.

Anëtarja e komisionit, Klotilda Bushka renditi fjalët denigruese e fyese sipas saj, që Meta ka përdorur para dhe gjatë fushatës elektorale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit