Mblidhte para për tërmetin, por në fund i mbante vetë/ 3 vite burg për Arian Melin

Mos i humb

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vite burg Arian Melin, i riu i cili mblidhte para për tërmetin e 26 nëntorit, por në fund i mbante vetë.

30-vjeçari u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar, teksa kishte hapur një faqe me emrin “Rilindje” dhe në emër të kryeministrit Rama u bënte thirrje qytetarëve që të kontribuonin me vlera të caktuara për të prekurit nga tërmeti.

Ai arriti të mbledhë shuma të mëdha parash, kryesisht nga shtetasit kosovarë, në dy llogaritë private që kishte hapur me emrin e tij, llogari që pa arrestimit të Melit u bllokuan. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, gjykata e ka konvertuar dënimin në shërbim prove.

30-vjeçari është me probleme mendore dhe duhet të kryejë një ndërhyrje në zemër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit