Mbolli kanabis në stanin e tij, arrestohet 48-vjeçari në Vlorë, në pranga edhe 2 persona të tjerë për moskallëzim krimi

Mos i humb

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë, i akuzuar për kultivim kanabisi, ndërsa u arrestuan edhe dy persona të tjerë për moskallëzim krimi.

Mësohet se në pranga ka rënë Nikoll Zeneli, i cili kishte mbjellë kanabis në stanin e tij, në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës”. Po ashtu u arrestuan edhe Nertil Zotaj dhe Gramos Alimuçaj, për moskallëzim krimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit