Mbretëri e Bashkuar, gratë shtatzëna marrin dritën jeshile për të marrë vaksinën anti-COVID

Mos i humb

Qindra mijëra gra shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar u është dhënë drita jeshile për të marrë një vaksinë anti-Covid. Në një artikull të publikuar nga The Guardian është sugjeruar që gratë shtatzëna “të çdo moshe” në Mbretërinë e Bashkuar të vaksinohen me vaksinat e Pfizer / BioNTech ose Moderna.

“Edhe pse provat klinike mbi vaksinimin gjatë shtatzënisë nuk janë të avancuara, të dhënat e disponueshme nuk tregojnë se vaksinimi kundër Covid shkakton probleme gjatë shtatzënisë.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin ka këshilluar që gratë shtatzëna duhet të vaksinohen në të njëjtën kohë me gratë që nuk janë, bazuar në moshën e tyre dhe rrezikshmërinë së infektimit me COVID-19.

Rekomandimi u bë edhe pas publikimit të të të dhënave nga CDC, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në të cilin theksohej se në rreth 90,000 gra shtatzëna të vaksinuara nuk kishin shfaqur asnjë shqetësim.

Gratë shtatzëna, të cilave më parë u ishte këshilluar të mos merrnin vaksinën për shkak të mungesës së të dhënave për efektet anësorë, do të jenë në gjendje ta bëjnë atë në çdo fazë. Pasi edhe pse nuk ka asnjë të dhënë që ato mund të infektohen më lehtë, shkalla që infektimi të jetë më I rëndë apo të ketë lindje të parakohshme nga virusi është edhe më I madhe.

Udhëzimi i ri thotë se gratë që janë duke u përpjekur të mbeten shtatzënë, ato që kohët e fundit kanë lindur një fëmijë ose kanë fëmijë me gji, mund të vaksinohen me çdo vaksinë, në varësi të moshës së tyre dhe grupit të rrezikut klinik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit