Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka realizuar një bisedë telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite, SPA, gjatë kësaj bisede presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka dënuar sulmin me raketë balistike në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, të kryer nga Husitë në Jemen.
Presidenti Trump, duke e vlerësuar si të “papranueshëm” këtë akt, ka thënë se kjo është një ndërhyrje e hapur ndaj sigurisë dhe stabilitetit të shtetit. Ai është shprehur se SHBA qëndron pranë Arabisë Saudite kundër të gjitha sulmeve të cilët si objektivë marrin sigurinë kombëtare.
Gjatë bisedës të dy liderët kanë theksuar se “regjimi iranian, i cili furnizon Husitë në Jemen me raketa, duhet të mbajë përgjegjësi për sulmet që po kërcënojnë sigurinë e Arabisë Saudite dhe të rajonit”.
Mbreti Selman dhe presidenti Trump në këtë aspekt kërkuan zbatimin e vendimeve përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Dy liderët po ashtu theksuan nevojën e dhënies së mbështetjes për ndihma humanitare për popullin e Jemenit./Rtv islam/


