Mbreti saudit takohet me sekretarin amerikan Pompeo

Mos i humb

Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, ka pritur në një takim Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo i cili po qëndron për vizitë në Arabinë Saudite në lidhje me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Sipas kanalit televiziv El-Arabiyye të Arabisë Saudite mbreti Selman është takuar me sekretarin amerikan Pompeo në rezidencëns Jemame në kryeqytetin Rijad. Ndërkohë që theksohet se nuk janë dhënë informacione në lidhje me bisedën.

Ndërsa në anën tjetër agjencia zyrtare SPA e Arabisë Saudite në lajmin e saj teksa ka transmetuar se mbreti Selman dhe Pompeo kanë biseduar për çështjet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon ka vënë në dukje se nuk është përmendur ngjarja e gazetarit Khashoggi.

Sekretari Pompeo me udhëzim të presidentit amerikan kishte mbërritur sot në Rijad për të zhvilluar takime në lidhje me gazetarin saudit Jamal Khashoggi i cili u zhduk pasi hyri më 2 tetor në kryekonsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Pompeo në Rijad u prit nga ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite Adel al-Jubeir dhe ambasadori i Arabisë Saudite në Washington, Princi Khalid bin Salman bin Abdulaziz.

Pas vizitës së tij në Arabinë Saudite, Pompeo më 17 tetor do të vizitojë edhe Turqinë.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit