Mbushi dyqanin me mallra greke pa doganë, policia surprizon korçarin

Mos i humb

Një 47-vjeçar në Korçë është vënë në pranga pasi kaloi një sasi mallrash kontrabandë nga Kapshtica që më pas t’i shiste në minimarketin e tij.

Bëhet e ditur se 47-vjeçari me iniciale O. C. u ndalua nga policia tek rrethrrotullimi i fshatit Miras, Devoll ku edhe iu kontrollua automjetin tip “Benz”.

Pas kontrolleve, në makinë atij iu gjet një sasi me mallrash ushqimore, paketa me cigare dhe pije alkoolike për të cilat ai nuk ka kryer detyrimet doganore dhe dyshohet se do t’i tregtonte në minimarketin e tij, në lagjen nr. 15, Korçë.

Po ashtu, njoftohet se, në hyrje të qytetit të Bilishtit, policia bëri kontrolle edhe në automjetin e një qytetari me iniciale Gj. F. të cilit iu gjet një sasi me medikamente mjekësore, me mbishkrime në gjuhën greke, pa pullë fiskale, të dyshuara të kontrabanduara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit