Mbyllet greva e urisë në burgun e Peqinit, ekipi i Ministrisë së Drejtësisë dhe DPB zgjidhin situatën

Mos i humb

Ka përfunduar greva e urisë së të burgosurve në burgun e Peqinit. 

Mësohet se kanë qenë pikërisht ekipi i dërguar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që kanë bindur të burgosurit të lënë grevën.

Pikërisht për grevën e këtyre të dënuarve ministrja Etlida Gjonaj shkarkoi drejtorin e këtij burgu, Bukurosh Mallutën pasi keqmenaxhoi situatën.

Ata kishin disa kërkesa drejtuar Ministrisës, teksa kërkonin amnisti ndërsa ankoheshin për regjimin 41-bis që aplikohet në këtë burg. Revoltat e të burgosurve shpërthyen edhe në Shënkoll e Reç, por duket se në Peqin është zgjidhur situata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit