Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Shkodër, kush pritet të shkojë në Kuvend

Mos i humb

Me një proces të qetë dhe pa tensione është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave preferenciale në Shkodër.

Nga rezultatet paraprake pa përllogaritur edhe votat nga diaspora që vijojnë të numërohen nga Partia Socilaliste e cila ka 4 mandate në këtë qark, do të futen vetëm deputetët që kanë qenë pjesë e listës së mbyllur.

Katër deputetët e PS që futen në Kuvend janë Marjana Koçeku, Onid Bejleri, Xhenis Çela, Bujar Rexha.

Sa i përket Partisë Demokratike përveç katër emrave që kanë qenë në listë të mbyllur merr mandat edhe një kandidat nga lista e hapur.

Pesë deputetët e PD-së në Kuvend do të jenë: Luçiano Boçi, Greta Bardeli, Ramadan Likaj, Kliti Hoti, si dhe Bardh Spahia nga lista e hapur që ka marrë më shumë vota, konkretisht 9,414.

Ndërkohë në qarkun e Shkodrës, dy mandate ka marrë edhe Partia Socialdemokrate.

Ky subjekt politik nga katër kandidatë që ka në listën e mbyllur, mandatin e fitojnë vetëm dy emrat e parë që janë Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit