Mbyllet shkolla 9-vjeçare në Blerimaj të Kavajës ,mësuesit e infektuar me COVID-19 , nis mësimin online

Mos i humb

Është mbyllur shkolla 9- vjecare në Blerimaj të  Kavajës, pasi dy mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Burime për median bëjnë me dije se 4 mësuesit e tjerë të shkollës 9- vjecare janë në pritje të përgjigjeve të tamponëve.

Deri në mbërritjen e përgjigjeve të tamponeve mbi gjendjen shëndetesore të tyre shkolla do të qëndrojë e mbyllur ndërsa mësimi për 40 nxënësit e saj do të zhvillohet online.

Vetem gjatë dy ditëve të fundit në Kavajë janë shënuar 13 raste të reja me covid-19 ndërsa në total janë mbi 60 raste aktive me koronavirus.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit