Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE dhe pasaporta evropiane.
Rama u shpreh se vota e shqiptarëve duhet të shkojë për Partinë Socialiste, pasi vetëm kështu mund të bëhet realitet integrimi në Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipërinë në BE mund ta fus vetëm ai dhe Partia Socialiste dhe askush tjetër, teksa shtoi se shqiptarët duhet të votojnë për t’ju dhënë fëmijëve të tyre pasaportën evropiane.
“Kjo është BE dhe për këtë i duhet shqiptarëve që të mbyllet ky film. Sa pa u fut atje ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu dhe unë marr shembullin e TikTok. Kur ne bëmë këshillimin me 65 mijë prindër dhë mesues, 95% e tyre thanë mbylleni dhe jo të gjithë këto janë socialist. Shumë më tepër se 5% janë demokrat që kanë mbetur jetim, por që s’kanë ku shkojnë dhe janë edhe të tjerë që nuk votojnë për ne, por ama pse? Sepse menduan si prindër dhe nuk menduan si socialist dhe si demokrat. Më shihnin si njeriun që ka drejtimin e qeverisë dhe që ka mundësinë e shpëtimit nga ajo mortje që ju futet fëmijëve në trup edhe 955 vendosën për fëmijën. Tani pikërisht për këtë duhet të bëjnë në 11 Maj, duhet të vendosin për familjen dhe për fëmijën.
Një prind që ka fëmijë në shkollë sot as nuk duhet ta diskutojë fare që në 11 Maj jo vetëm që të shkojë në votime, por të investojë që të hyjë Shqipëria në BE dhe këtë mund ta bëjmë vetëm unë dhe ju, nuk e bëjnë dot ata të tjerët se nuk jua hap derën kush.
Tjerat duhet t’ju interesojë pasaporta e Bashkimit Europian që fëmijëve të vet kur të bëhen 18 vjeç t’i thonë urdhëro të keqen babi demokrat pasaportën e ke evropiane shko studio atje pa tarifa ekstra, jo kuota, por student evropian. Qoftë edhe për kaq. Që mos të flas për shqiptarët në Greqi. Ne mund t’ju japim atyre pasaportën e BE-së dhe në momentin që ju japim atë pasaportë ata nuk kanë nevojë për pasaportën greke. Kjo mbaron, por më e rëndësishme se kjo është që ne kur hyjmë brenda ne nuk rim dot atje. Se ne kemi të drejtë me hy, por me ndalu ne duhet të kërkojmë azil, ndërsa me pasaportën e BE ri ku të duash, kërkon punë ku të duash. Dhe kur largqoftë ke nevojë për mjek nuk ri në mëshirën e çajit të nxehtë, por shkon tek mjeku dhe rimbursohesh siç rimbursohen ata dhe nëse je diku ku nuk ka ambasadë shqiptare, në amabasadën më të afërt paraqitesh dhe të japin ndihmë ata.
Me pasaportën e BE, Shqipëria bëhet e madhe sa BE dhe BE bëhet e vogël sa Shqipëria. Çado që të bëjmë ne, ne 300 milion Euro buxhet ekstra për bujqësinë nuk i gjejmë dot. Nëse hym në BE i kemi çdo vit. Në 10 vjet e kusur ne BE në total na ka dhënë ne për bujqësinë më pak se 200 milion Euro, shprehet Rama.