LEZHE- Nje 36-vjeçar është arrestuar ndërsa babai i tij është proceduar pasi u kap me 18 kg kanabis.
Sipas policisë arrestimi i këtij shtetasi është bërë në fshatin Arrëz, Kaçinar , ku shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kaçinari ” , në fshatin Arrëz, Kaçinar , shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :B.Ç.,36 vjeç, banues në fshatin Arrëz,Mirditë, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, si dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë për shkak të problemeve shëndetësore, babain e tij shtetasin P.Ç”, thuhet në njoftimin e policisë.


