Kompania Huawei pritet të prezantojë gjatë kongresit botëror të telefonave mobilë MWC 2018 telefonin më të ri premium Huawei P11.
Huawei ka theksuar se gjatë vitit të ardhshëm do të përgatisin prodhime të reja interesante gjatë tremujorit të parë, të cilat do të fokusohen në performancat e kamerës dhe inteligjencës artificiale.
Tash për tash nuk ka informacione për çmimin dhe praninë e telefonit Huawei P11, por sigurisht se për këtë do të dihet me kohë./Kosova Post/