Me biçak në dorë kërcënoi shitësen, policia parandalon vjedhjen në një argjendari në Durrës, në pranga 35-vjeçari

Mos i humb

Policia parandalon vjedhjen në një argjendari në Durrës dhe ka vënë në pranga një 35-vjeçar.

Shërbimet e Policisë morën informacion se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, nën kërcënimin e një thike.

Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë (thikë) e përdorur nga autori. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit