Me çekanë, pinca dhe fasheto, njihni hajdutët më të çuditshëm nga Lushnja

Mos i humb

Dy persona janë vënë në pranga në Lushnje pasi tentuan që të vidhnin një banesë. Bëhet e ditur se në pranga janë vënë Xh. M. dhe E. T., banues në Tiranë, për vjedhje të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë.

Dy hajdutët u kapën në flagrancë ndërsa tentonin që të vidhnin banesën e Sh. Ç. Në cilësinë e provës u sekuestruan dy çanta me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi N. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për dhënien e dokumenteve të automjetit duke i kundërshtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit