Me kokainë në makinë, kapet 55-vjeçari nga Bërxulli

Mos i humb

Një 55-vjeçar nga Bërxulli është arrestuar për trafik droge këtë të enjte.

Policia sekuestroi 1 kg e 34 gramë kokainë, një automjet dhe një aparat celular. Në kuadër të operacionit ”Disponimi 2″ ra në pranga B. T., 55 vjeç.

Në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin B. T., 55 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet droga.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit