“Më lironi, vajza dhe djali kanë nevojë për mua”! GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Enkeleida Hoxha

Mos i humb

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, për ndryshim të masës së sigurisë.

GJKKO nuk e ka pranuar kërkesën e gjyqtares Hoxha, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg.

Në kërkesën e saj, gjyqtarja e Krujës kërkonte lirinë, duke argumentuar se “Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar.

Ai ka nevoje për kujdesin tim.

Vajza e mitur ka braktisur shkollën qe pas arrestimit tim”.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha akuzohet për përfshirjen në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës, së bashku me disa zyrtarë të tjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit