Me maska dhe me armë tentuan të grabisin një banesë, arrestohen 5 autorët e dyshuar në Vlorë

Mos i humb

Lleshaj njofton hapjen e 6 zyrave të reja të aplikimit për dokumente biometrike jashtë Shqipërisë. Ja çfarë duhet të dini

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot për inspektim në zyrën e aplikimit për dokumente biometrike, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat.

Udhëzimet për festa/ Plan evropian për fundvitin

Komisioni Evropian do të publikojë të mërkurën udhëzimet në prag të festave të fundvitit me objektivin e harmonizimit të masave mes vendeve...

Italia tjetër paketë ndihme, 8 miliardë euro për bizneset e prekura nga masat anti-Covid, 1 mijë euro për punëtorët në disa sektorë

Italia ka përgatitur një tjetër paketë ndihme për të mbështetur bizneset e prekura nga pandemia e koronavirusit. Mediet fqinje raportojnë se qeveria...

Hoti kërkon mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave anti-Covid-19

Pas analizës së hollësishme me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah...

Vlorë- Alfred Shametaj, Ervin Dhima, Lulzim Elmazaj, Endrit Sinaj, Enerik Meçaj, janë 5 të arrestuarit në qytetin e Vlorës pasi akuzohen për tentativë në fshatin Kropisht, Selenicë.

Këta persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armëve në banesën F. C.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi A. Sh. në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet në kohë rekord tentativa për vjedhje në fshatin Kropisht, Selenicë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen pesë autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete.

Vijon puna nga shërbimet e Policisë për gjetjen e armës me të cilën autorët do kryenin vjedhjen.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në fshatin Kropisht, Selenicë, ku persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armëve në banesën e shtetasit F. C., menjëherë, pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe ata Stacionit të Policisë Selenicë u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje dhe menjëherë u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat, në Selenicë dhe në Vlorë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i pesë autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

A. Sh., 31 vjeç, L. E., 29 vjeç, E. S., 26 vjeç, E. M., 34 vjeç, banues në Selenicë dhe E. Dh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi A. Sh. në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje me armë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Krivokapiç, kryeministri i qeverisë së re malazeze,Dritan Abazoviç, zv/kryeministër

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga Zdravko Krivokapiç. Dritan Abazoviç, zv/kryeministër Zgjedhja e...

Zvicra përditëson listën e “vendeve me rrezik”, shtohet Maqedonia e Veriut

Zvicra përditësoi listën e “vendeve me rrezik” të kufizimit të udhëtimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19). Zyra...

Nënshkruhet marrëveshja/ Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka njoftuar mbi marrëveshjen e nënshkruar...

Burg për dy të rinjtë, tentuan të transportonin dy bomba me telekomandë drejt Malit të Zi! Zbardhet dëshmia

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy personat e kapur me bomba me telekomandë në tentative për t’i trafikuar drejt Malit...

Kosovarët pushtojnë pikën kufitare të Morinës për një fundjavë në Shqipëri

Mëngjesin e kësaj të shtune, pika kufitare e Morinës ka pasur një fluks të lartë mjetesh që drejtoheshin nga qytetarë kosovarë.