Gratë greviste nuk dalin nga greva: Duam 13 pagat e prapambetura, deputetet të vijnë të na shohin, a kanë ndjesi nëne?

Mos i humb

Greva e grave të naftëtarëve vijon prej 13 ditësh. 

Gratë greviste nuk pranojnë të dalin nga greva, teksa kërkojnë 13 pagat e prapambetura.

Ato i bënë thirrje deputeteve të vijnë t’i shohin.

“Zëri ynë nuk po dëgjohet.

Përditë ndjehemi edhe më të dobëta.

Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje.

Nuk dalim që këtu.

Do të rrimë deri në vdekje.

Fëmijët i kemi lënë në shtëpi e na shikojnë vetëm në televizor.

Zoti kryeministër çfarë kërkojnë këto nëna këtu, vetëm 13 paga të prapambetura të fituara me gjyq, bukën e gojës dhe gjallërimin e qytetit.

Thirrje grave të parlamentit: ejani të shikoni nënat mallakastriote në çfarë gjendje janë, a keni ndjesi nëne?

Nuk jemi gra për show, luftojmë për bukën e fëmijëve.

Zoti kryeministër, jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator.

Të kthehet në qeveri humaniste për nënat”, deklaroi Kryemadhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit