Më në fund: një zë qeveritar u kërkon shqiptarëve të lindin sa më shumë fëmijë

Mos i humb

Ka ardhur më në fund e para thirrje nga qeveria Rama që shqiptarët të lindin sa më shumë fëmijë. Atë që e bën Vuçiç prej kohësh në Serbi, duke parë tkurrjen e popullsisë nga rënia e natalitetit, e ka bërë së fundi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

U bëj thirrje shqiptarëve të bëni sa më shumë fëmijë sepse kjo është në të mirë të kombit, kjo është në të mirë të Shqipërisë”, tha veteran socialist, tashmë nr. 2 i Mbrojtjes shqiptare, gjatë një ceremonie në Vaun e Dejës ku 30 efektivë u nisën drejt Afganistanit në një mision paqëruajtës.

Edhe pse prej kohësh është vënë alarmi që dhe Shqipëria po tkurret, sa prej emigracionit galopant, po aq dhe nga rënia e lindshmërisë, ndjeshmëria qeveritare, së paku për të përcjellë apele ndërgjegjësuese, deri më tani ka qenë zero. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit