Me pasaportë dhe ID të dikujt tjetër/ Do kalonin ilegalisht, arrestohen 3 afrikanë në Rinas

Mos i humb

Një rast i kalimit të paligjshëm të kufirit është parandaluar në Rinas, ku për pasojë kanë rënë në pranga tre shtetas nga Gana dhe Kameruni, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë nga Franca.

Po kështu janë sekuestruar pasaporta e karta identiteti që do përdoreshin me anë të ngjashmërisë, për të kaluar kufirin drejt vendeve të BE-së.

Mësohet se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve J. B., 21 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun (organizator), B. A., 34 vjeç, lindur dhe banues në Gana, si dhe J. B., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kamerun. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit francezë D. I. dhe B. Y.

Nga hetimet e kryera nga ana jonë ka rezultuar se shtetasi B. A., kundrejt shpërblimit monetar, ka siguruar nga shtetasi J. B., një pasaportë franceze që i përkiste shtetasit D. I. dhe duke përfituar nga ngjashmëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

Po nga hetimet ka rezultuar se 23-vjeçari  J. B., kundrejt shpërblimit monetar ka siguruar nga 21-vjeçari J. B., një kartë identiteti franceze që i përket shtetasit B. Y. dhe duke përfituar nga ngjashmëria fizike me këtë shtetas ka tentuar të udhëtojë me këtë pasaportë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së.

Nga hetimet e kryera nga ana jonë dyshohet se ka bashkëpunëtorë edhe shtetas shqiptar, për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit